Shkolla shqipe

Rihapja e Shkolles shqipe ne Moers, Kamp-Lintfort dhe Dinslaken me 2017

 

 

Vitin 2017 lirisht mund ta quajme – viti i suksesit - per shqiptaret e qyteteve Moers, Kamp-Lintfort dhe Dinslaken pasiqe u rihap mesimi plotesues ne gjuhen shqipe.

Ne fillimvitin 2018 mesimi do te filloje dhe ne Wesel.

 

Ishte Shoqata ILLYRICUM ajo e cila si synim paresor kishte hapjen e shkolles shqipe. Disa nder detyrat qe duhej realizuar gjate ketij rrugetimi ishin: Evidenca e nxenesve – vijimi i mesimit ne cikle te ndryshme, perpilimi i kerkesave gjegjese tek autoritet vendese, propozimi i kuadrit arsimor qe plotesonte standardet e Krahines se NRW prane Ministrise se Arsimit ne Düsseldorf, etj.

Sot, Shoqata ILLYRICUM eshte krenare me mesuesen nga Tirana Etleva Persch e cila jo vetem si kuader arsimor eshte jashtzakonisht e suksesshme, por edhe jashte mesimit eshte nje aktiviste dhe shqiptare e njemendte…

E tere puna e shkolles shqipe duhet te shihet si fryt i perbashket i shoqatave:

ILLYRICUM - Moers

Vezir Kolshi - Dinslaken

Bashkimi – Wesel

Shoqatat e lartpermendura dhe keshilli i prinderve jane garantues per nje vazhdimesi te suksesshme te shkolles ne gjuhen shqipe.