Te nderuar anetare te shoqates, miq dhe dashamire,

 

shoqata ILLYRICUM ka vendosur qe koncerti i paralameruar me daten 30.11.2019 per nder te 28 Nentorit, Dites se Pavaresise te anulohet, per arsye te fatkeqesise natyrore qe goditi Shqiperine.

 

E pame te arsyeshme qe pa humbur kohe,  te organizohemi me qellim te grumbullimit te mjeteve financiare, per familjet e prekura nga termeti.

 

Po me daten 30.11.2019 shoqata organizon: Mbremje Humanitare - Ta ndihmojme Shqiperine. Jemi te bindur qe kontributi i dhene me kete rast, eshte shume i nevojshem dhe i mirepritur nga Motrat dhe Vellezerit tone ne Shqiperi.  Shoqata ILLYRICUM  garanton  transparenc 100 %  ne mbledhjen dhe depozitimin e mjeteve financiare.

 

Mire se erdhet ne faqen e internetit te Shoqates Arsimore dhe Kulturore Shqiptare ILLYRICUM Moers!


Rreth nesh

 Shoqata arsimore dhe kulturore Shqiptare ILLYRICUM eshte shoqate e pavarur dhe jo religjioze, e cila fokusohet ne nxitjen e edukates dhe arsimimit te shoqerise, ne perforcimin  e inspirimit te bashkepunimit mes popujve evropiane, ne mbeshtetjen e brezave te ri ne percaktimin arsimor e profesional.

Veprimtaria e shoqates koncentrohet mbrenda kufinjeve te Gjermanise, por sipas nevojave edhe jashte saj. Ajo mbeshtet integrimin e te huajve ne shoqerine gjermane, prezenton shqiptaret ne manifestimet e ndryshme nderkulturore, sherben si ure lidhese gjermano-shqiptare, e parasegjithash angazhohet ne ruajtjen e identitetit kulturor e kombetar shqipetar.